Në Durrës po përgatitet një suprizë për turistët. Së shpejti në Torrën Veneciane do të prezantohet shëtitja tematike “Zbulimi i dyerve të vjetra të Durrësit”.
Kjo shëtitje tematike është menduar për të paraqitur një shteg të ri turistik, duke përfshirë vendet kryesore të trashëgimisë kulturore të qytetit dhe duke treguar historinë e qytetit antik të Durrësit përmes dyerve të tij historike.
“Nisni një udhëtim me ne përgjatë shtegut kulturor të krijuar së fundmi, ku do të thellohemi në historinë magjepsëse të 12 dyerve të vjetra të Durrësit nga shekujt 19-te dhe 20-te.
Ejani dhe lërini historitë magjepsëse të së kaluarës të shpalosen para syve tuaj”, është ftesa që bën EU4Culture në prag të prezantimit shtegut të ri turistik.
Shëtitja tematike e dyerve antike do të prezantohet në Torrën Veneciane në datën 28 korrik.
Gjatë këtij eventi do të mund të zbulohet harta dixhitale dhe fizike e këtyre vendeve të jashtëzakonshme.
Do të ekspozohet mjeshtëria e hollë e grave artizane në përpunimin e objekteve të frymëzuara nga dyert e vjetra.
Si dhe do të jepet informacion përmes tabelave informative të integruara me kujdes në hartë, duke ofruar njohuri të vlefshme.
Ky event është pjesë e projektit “Kur e shkuara takohet me të ardhmen – rivitalizimi i trashëgimisë kulturore të Durrësit”, zbatuar nga Durres Active në bashkëpunim me MuZEH Lab, në kuadër të programit EU4Culture financuar nga BE dhe zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministria e Kulturës./Atsh
ObserverKult
Lexo edhe:
INTERESANTE: ISHTE TOKË BUJQËSORE U BË PLAZH I DURRËSIT
Në fillim të shekullit të kaluar zona e plazhit klasifikohej si tokë bujqësore. Rëra me vlera mjaft kurative kishte pamjen e dunave të mbuluara me gjineshtra. Po ashtu ferra dhe bar.
Rruga nacionale Durrës-Kavajë e shtruar me kalldrëm, në segmentin ura e Dajlanit-Plepa kalonte pikërisht aty ku sot ndodhet rruga e re me gjashtë korsi.
Më vonë kjo vijë do të shërbente për të ndarë konvencionalisht zonën turistike nga toka bujqësore.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult