Shtëpia e Ismail Kadaresë po vizitohet me të madhe, “vërshohet” nga vizitorët Gjirokastra

Shtëpia e lindjes së korifeut të letrave shqipe, Ismail Kadare, në Gjirokastër po ngjall interesin e turistëve vendas dhe të huaj.

Shtëpia muze e rivitalizuar së fundi ka marrë profilin e muzeut për jetën dhe veprën e shkrimtarit të njohur.

Edhe në këtë periudhë dimri, shtëpia muze është vizituar nga rreth 1 mijë turistë vendas dhe të huaj.

Shtëpia e gurtë, së cilës Kadareja në romanin e tij “Kronikë në gur”, i kushton faqe të tëra në përshkrimin letrar aktualisht është kthyer në një element të veçantë të prezantimit të vetë qytetit, Gjirokastrës.

Krahas botimeve letrare dhe relikeve që kanë lidhje me jetën dhe krijimtarinë e Kadaresë pjesë e materialeve të muzeut është edhe ofrimi i informacionit për vizitorët nëpërmjet teknologjisë digjitale.

“Që prej muajit shtator që u hap Muzeu i Kadaresë kemi parë një interes tepër të lartë nga vizitorët  qoftë vendas edhe të huaj.

Zë një vend shumë të mirë në preferencat e tyre vepra e Kadaresë, jeta e Kadaresë por gjithashtu edhe vetë shtëpia, e cila prezanton një shtëpi tradicionale karakteristike të Gjirokastrës”, thotë Vikiana Nakaj, cicerone.

Vizitorët tregojnë emocionet e përjetuara teksa shohin nga afër shtëpinë e shkrimtarit të madh shqiptar.

“Emocioni im është që unë vij për herë të parë këtu në Gjirokastër dhe për herë të parë futem në shtëpinë e shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Shoh diçka të rrallë, ndërtimi dhe çdo gjë është e përsosur. Mendoj të rikthehem sërish pas një kohe.

Gjirokastra qenka shumë e bukur. Se unë vij për herë të parë, kam qëndruar një natë dhe them se do të kthehem së shpejti. Me ka lënë përshtypje shumë të mira”, shprehet një vizitor.

Krahas punës në shërbim të vizitorëve, stafi që përkujdeset për banesën Kadare punon edhe për mbledhjen e relikeve të ndryshme që lidhen me jetën dhe krijimtarinë letrare të shkrimtarit./euronews.al


Letra dërguar Enver Hoxhës, ja çka i shkruante Ismail Kadare

Lexo edhe:

KUR ISMAIL KADARE I SHKRUANTE LUFTAR PAJËS, JA ÇKA KËRKOI NGA AI

Historia e një letre se si shkrimtari i shquar Ismail Kadare dhe artisti Luftar Paja kanë ndihmuar një vajzë për të marrë një të drejtë studimi në vitin 1990.

Kjo histori ka ndodhur tridhjetë vite më parë. Ma tregoi krejt rastësisht ditët e fundit aktori i shquar i humorit, Artisti i Popullit, Luftar Paja.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult