Shtyhet edhe “Golden Globes”, fajtor Koronavirusi

Ceremonia e ardhshme e ndarjes së çmimeve “Golden Globes” do të mbahet më 28 shkurt 2021, në vend të janarit, siç mbahej zakonisht, njoftuan organizatorët dhe shtuan se deri te kjo erdhi për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Shoqata e gazetarëve të huaj (HFPA), e cila e ndanë këtë çmim, pohuan se së shpejti do t’i bëjnë të ditura kriteret e filmave që dëshirojnë të bëhen pjesë e garës për çmimin në fjalë.

“Golden Globes” është zakonisht si një lloj treguesi se cilët filmave do të fitojnë çmimin prestigjioz të kinematografisë “Oscar”, ceremonia e së cilët mbahet menjëherë pas “Golden Globes”.

Edhe ceremonia e “Oscar”-it është shtyrë. Akademia amerikane e Filmit… pohoi ditë më parë se ky manifestim do të mbahet më 25 prill 2021./ObserverKult