Festivali “Etnofest” ka njoftuar se është shtyer edicioni i dymbëdhjetë që është paraparë të mbahet me datat 20-27 gusht, si shkak i kushteve meteorologjike.
“Me keqardhje ju njoftojmë që për shkak të informatave që kemi për kushtet meteorologjike (shi dhe mundësi vërshimesh gjatë vikendit dhe fillimit të javës tjetër), detyrohemi të shtyjmë Edicionin e 12-të të Etnofest deri në përmirësimin e kushteve meteorologjike”, thuhet në njoftimin e tyre.
“Etnofest” është festival i artit dhe kulturës tradicionale që organizohet në fshatin Kukaj të Prishtinës me program të pasur artistik ku përfshihen, koncerte, shfaqje, ekspozita, atelie, instalacione dhe etno neja për 8 netë me radhë. Më shumë detaje rreth programit mund të gjeni në EtnoFest/edicioni XII programi.
ObserverKult
Lexo edhe:
“SHKAMAT” SJELL DHIMBJEN E NJË ÇIFTI QË HUMBI DJALIN NË LUFTË