Situata e përkeqësuar me COVID-19, si dhe masat e Qeverisë, kanë bërë që festivali “FemArt” të shtyhet për javën e parë të tetorit.
Këtë e kanë bërë të ditur organizatorët e festivalit, përmes një postimi në Facebook.
“Shtyhet ‘FemArt’ – Festivali Ndërkombëtar për Artiste dhe Aktiviste. Situata e përkeqësuar me COVID-19, versioni ‘Delta’ dhe masat e Qeverisë kanë bërë që ‘Artpolis’ të marrë vendim për shtyrje të festivalit ‘FemArt’ për javën e parë të tetorit. Më 1-6 tetor 2021 ‘FemArt’ do të jetë sërish afër publikut me shfaqje, performanca, muzikë, poezi, ekspozita, punëtori, raporte e konferenca përmes edicionit të 9-të, që vjen me moton ‘F… Seksizmit. Me ART kundër seksizmit, të VAKSINUAR kundër pandemisë’”, thuhet në njoftimin e “FemArt”-it.
Vlen të theksohet se në aktivitete artistike të festivalit “FemArt” do të mund të jenë prezentë vetëm personat e vaksinuar.
LEXO EDHE: Nisi festivali i filmit në Venecia, sivjet vjen me ndryshime