Shtyhet organizimi i Manifestimit të madh letrar “Azem Shkreli”

Këshilli Organizativ i Manifestimit Letrar “Azem Shkreli” ka njoftuar se ky organizim shtyhet shkaku i situatës së krijuar nga pandemia COVID 19.

Në vazhdim gjeni njoftimin:

Shtyhet organizimi i manifestimit të madh letrar TNL Azem Shkreli 2020

“Edhe pse gjithçka në lidhje me përgatitjet ishte afër përfundimit, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid 19, me keqardhje ju njoftojmë shtyrjen e Manifestimit Ndërkombëtar: Takimet Ndërkombëtare Letrare Azem Shkreli 2020, i cili duhej organizuar më 23,24,25 maj, 2020, shtyhet deri në një vendim tjetër .”/ ObserverKult