I konsideruar si një legjendë e artit të shtat ë, fituesi i dy çmimeve « Oskar », Branko Lustig ka vdekur të enjten më 14 nëntor në Zagreb, në moshën 88 – vjeçare.
Branko Lustig kishte lindur më vitin 1932 në një familje hebreje të Osijekut, në verilindje të Kroacisë.
Pas diplomimit në Akademinë e Arteve Dramatike në Zagreb., ai punoi njëherësh në kinematografinë jugosllave, për të migruar pastaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 1988.
Në Hollywood, Branko Lustig fitoi 2 çmime të Oskarit me filmat: “Lista e Shindlerit” (1993) dhe “Gladiator” (2001).
Branko Lutsig ishte dërguar dhunshëm në kampin famëkeq të përqëndrimit të Auschwitzit në moshën 11 vjeçare, prej ku ishte bartur pastaj në kampin e Bergen-Belsen, ku e gjeti fundi i Luftës së Dytë Botërore. Shumica e anëtarëve të familjes së tij u zhdukën në kampet e përqendrimit, transmeton ObserverKult.
« Jam i tronditur (…), ndajë dhimbjen me familjen dhe miqtë e tij », ka shprehur me pikëllim të enjten Steven Spielberg për « Variety”, duke kujtuar kohën e bashkëpunimit të tij me Lutsigun përgjatë xhirimit të Listës së Shindlerit. « Përvjeli mëngët dhe më tregoi numrin e tatuazhit që e kishte në Auschwitz. Mbeta pa fjalë dhe bashkëpunimi ynë i mrekullueshëm lindi në këtë moment intim », kujtoi Spielberg.
Branko Lustig jetonte që më se dhjetë vite në Zagreb. Ai ishte shpallur qytetar nderi i kryeqytetit kroat për « kontributin e jashtëzakonshëm për kulturën në një shoqëri demokratike, për artin e kinemanë, si dhe për kulturën e mirëkuptimit midis popujve ». / ObserverKult