ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:
Çdo ëndërr e madhe fillon me një ëndërrimtar. Gjithmonë mbajeni mend, brenda jush ju keni forcë, durim dhe pasion për të arritur yjet dhe për të ndryshuar botën./ Sheryl Sandberg
Shumë prej nesh nuk jemi duke jetuar ëndrrat tona, sepse jemi duke jetuar frikërat tona. / Joshua J. Marine
Beso se mundesh, dhe do të kesh bërë gjysmën e rrugës. / Oprah Winfrey
Ndrysho mendimet e tua dhe do të ndryshosh botën tënde. / Jimmy Dean
Hakmarrja më e mirë është suksesi i madh. /Jim Rohn
Jeta është 10 për qind çfarë ndodh me mua dhe 90 për qind si unë reagoj ndaj saj. / Maya Angelou
Ne nuk mund të ndihmojë të gjithë, por të gjithë mund të ndihmojmë dikë. /Konfuci
Nëse e keni mendjen tek ato që keni në jetë, do të keni gjithmonë më shumë. Nëse e keni mendjen tek ato që nuk keni në jetë, do të keni gjithmonë pak. / George Bernard Shaw
Kur bën atë që mundesh, kë bërë atë që duhet./Madeleine Scudery
Në një botë që mundohet të të kthejë në një tjetër, të jesh vetvetja është suksesi më i madh./Ralp Waldo Emerson
ObserverKult
Lexo edhe:
IBRAHIM RUGOVA: NUK MUND TË MERREM ME LETËRSI, KUR SHOH SE NËPËR RRUGË VDESIN NJERËZIT E MI
anë bërë 18 vjet nga vdekja e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ibrahim Rugova udhëhoqi popullin e Kosovës në momentet e rënda para dhe pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë. Gjatë studimeve postdiplomike në Francë, ka qenë student i një prej filozofëve më të mëdhenj të shekullit XX, Roland Barthes. Shquhej jo vetëm për rezistencën paqësore kundër Serbisë po edhe për diskurs paqësor politik.
Më poshtë ju sjellim disa prej thënieve të tij:
– Arti është si jeta, secili e gjen kuptimin e tij për vete.
– Kosova është një vend i vogël, por ajo gjithashtu ka shumë pasuri që janë dhënë për ne nga Perëndia.
– Është rrezik kur cilido religjion fillon të bëhet politikë.
– Pushteti i mirë i dëgjon intelektualët e vërtetë, të cilët udhëhiqen nga ideja universale e progresit njerëzor.
Thëniet e tjera mund t’i lexoni KËTU:
ObserverKult