Nga: Çapajev Gjokutaj
Shumë prej nesh nuk jetojnë shpresat, dëshirat, ëndrrat. Jo për arsye tjetër, por s’u mbetet kohë, ngaqë orë e çast përjetojnë frikëra e dyshime.
Mos harro se ca gjëra, qoftë edhe të vogla, i përcakton ti. Është në dorën tënde të shohësh herë pas here edhe në pjesën e përmbushur të jetës, jo gjithnjë mungesat e dështimet.
E thoshte dhe Whitman: çapitu me fytyrë nga dielli dhe hijet kanë për të mbetur prapa…
(Nga cikli ‘Kioska e këshillave’)
ObserverKult
Lexo edhe:
ÇAPAJEV GJOKUTAJ: PO HARROJNË VETËM NJË GJË… NUK JEMI NË FILLIM TË VITEVE ’90
Nga Çapajev Gjokutaj
Mali është i lartë, fiku i ëmbël, topi i rrumbullaktë, lepuri frikacak, kurse politika shqiptare – konfliktuale. Kjo është vetia e parë që të vjen në mend.
Konfliktualiteti karakterizon politikën edhe në vende me demokraci të maturuar. Por, ka një ndryshim: atje politika bëhet konfliktuale kryesisht gjatë fushatave elektorale. Kohën tjetër punojnë. Këtu kemi muharrebé non stop.
Duhej te ishte e kundërta. Atje forcat e mëdha politike kanë programe të ndryshme, shpesh të kundërta për ekonominë, taksat, privatizimet, sigurimet shqërore etj. etj.
Tek ne këto lloj programesh janë përcaktuar nga institucione ndérkombtare si FMN etj, rrjedhimisht në thelb janë të njëjta si për gjasme të majtët ashtu edhe për kapso të djathtët.
Atëhere nga buron ky konfliktualitet? Ku t’ia gjejmë rrënjët?
Mentalitet folklorik? Shndërrohen tak-fak nga njerëz të thjeshtë në politikanë, deputetë, ministra e më lart. Dhe u ngjan vetja si Muji e Halili. Gati për beleg. Yxhym!
Vraga të thella të mentalitetit totalitar? Nuk e njohin konkurrencën, por vetëm luftën. Kundërshtari shfaroset simbolikisht ose, në pamundësi, baltoset.
Kompesim? Meqë në realitet s’kanë dallime nga kundërshtari, stërtheksojnë kufijtë në retorikë. Avazi i stërlashtë: ne engjëj – ata djaj.
Apo bëjnë beteja fiktive, vetëm për të joshur elektoratin? Sipas mendësisë: kur s’ke gjë reale për t’u dhënë, jepu kënaqësinë e luftës imagjinare. Ngopi me lugë të zbrazur…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU