Shuteriqi, Gogu, Çupi, Agolli apo Krutaj? Libri më i mirë për fëmijë është…

fëmijë

Në prag të ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka publikuar në rrjetet sociale të gjitha kandidaturat, të ndara në gjashtë kategori.

Janë publikuar Kandidaturat për këto çmime:

Vëllimi më i mirë poetik i vitit
Vëllimi më i mirë me tregime i vitit
Vepra më e mirë studimore letrare e vitit
Romani më i mirë i vitit
Përkthimi më i mirë i vitit
Libri më i mirë për fëmijë i vitit

Ja kush është nominuar për Librin më të mirë për fëmijë:

Edi Gogu “Tezja dhe shkopinjtë magjik”
Natasha Shuteriqi “Kalendari i ëndrrave të mollës”
Rudina Çupi “Dordolëngu”
Sevi Agolli “Hajdutja e buzëqeshjeve”
Zimo Krutaj “Jona dhe deti”.

ObserverKult


halil 11

Lexo edhe:

“THE LIL’S POEM”, VLERËSOHET SI LIBRI MË I MIRË NË MITINGUN E POEZISË NË GJAKOVË

Libri “The Lil’s Poem” i Halil Matoshit, botuar nga Shtëpia Botuese “Littera”, është vlerësuar si libri më i mirë në Mitingun e Poezisë në Gjakovë.

Në organizim të Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, dje u mbajt edicioni i 59 – të, i Mitingut të Poezisë. Përveç prezantimit të “Antologjisë shqip – greqisht i poetëve të Gjakovës” përgatitur nga shkrimtari e përkthyesi Iljaz Bobaj, në orën e madhe letrare poezitë e tyre i lexuan 15 poetë.

Në fund të këtij festivali poetik juria e klubit letrar “Gj. N. Kazazi” ndau këto çmime:

– Çmimi “Din Mehmeti” për librin më të mirë të këtij mitingu, iu nda poetit të njohur Halil Matoshi për librin “The Lil’s Poem”, botuar nga Shtëpia Botuese Littera.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult