Shembet Harku i Darvinit, shkaktar erozioni

Një formacion i famshëm shkëmbor në ishujt Galapagos, i njohur si Harku i Darvinit, është shembur.

Sipas Ministrisë së Ambientit në Ekuador, e gjitha ndodhi për shkak të erozionit.

Ky formacion kishte marrë këtë emër për nder të biologut britanik, Charles Darvin dhe konsiderohej si një prej destinacioneve më të famshme turistike.

Ishujt Galapagos janë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për shkak të botës së pasur bimore dhe shtazore./a2news.com

LEXO EDHE: Kalaja e Skënderbeut, objekti që “e vështron” ditë e natë detin Adriatik