Gjatë nazizmit një pjesë e mirë e intelektualëve, artistëve, shkrimtarëve dhe kineastëve, mes shumë të tjerëve, u detyruan të braktisin vendin e tyre me destinacion ndonjë vend neutral ose kapërcyen Atlantikun drejt Amerikës. Bertold Brecht, Thomas Mann, Hans Sahl, Hannah Arendt, Fritz Lang, Franco Modigliani, Billy Wilder, Walter Gropius dhe Max Ernst u nisën në kërkim të një vendi të ri. Mes shumë historive ka edhe një shumë të veçantë, në të cilën shkrimtarja suedeze Selma Lagerlöf, gruaja e parë që mori një çmim Nobel në letërsi, shpëtoi poeten gjermane Nelly Sachs, fituesen e ardhshme të çmimit të madh për shkak të një marrëdhënie që nisi në distancë përmes letrave, poezisë, por që ato nuk u takuan kurrë.
Në vitin 1906 Sachs një adoleshente, 15 vjeçe u mrekullua pasi lexoi “Sagën e Gösta Berling”, e publikuar në 1891, vepra e parë në prozë e suedezes gjë që bëri ta linte mësimdhënien përfundimisht, e vetmja punë katedre, ku kishin akses gratë e vendeve nordike të asaj kohe. Sachs i shkruajti për t’i shprehur admirimin dhe për çudi Lagerlöf iu përgjigj brenda pak kohësh. Kjo lidhje zgjati për dekada dhe sot korrespondenca e arkivit epistolar që la suedezja përbëhet nga 40000 letra që gjenden në fondacionin Marbacka. Në 1909, Lagerlöf e përkthyer në njëqind gjuhë fitoi çmimin letrar, por rruga nuk kishte qenë e thjeshtë edhe pse nuk i mungonte besimi: “Do të zgjidhem nga akademia dhe do të fitoj çmimin Nobel. Kjo nuk duhet të të shqetësojë,”- i shkruante autores suedeze Sophie Elkan. Kishte qenë në përzgjedhje 5 herë, por në të gjitha kishte hasur kundështimin e Carl David af Wirsén, i cili ishte sekretar i akademisë për tri dekada. Ai propozonte të tjerë sa herë që i dilte emri i saj dhe nuk i pëlqente letërsia e re dhe aq më shumë se ishte një femër. Poeti dhe romacieri Kjell Espmark, anëtar i akademisë suedeze që nga 1981 thotë: “E gjithë letërsia suedeze moderne që nga Strindberg deri tek Selma Lagerlöf u njollosën gjatë kohës së Wirsén. Vepra e Lagerlöf është qartazi në kundërshtim me estetikën që kishte Wirsén. Letërsia e Lagerlöf tek “Udhëtimi i mrekullueshëm i Nils Holgersonit” (1906), edhe pse nuk ishte autobiografi trajtonte çështje sociale, reale, të përziera me trillimin duke sjellë një stil të ri, realizmin fantastik që ishte risi në shumë kuptime, por që refuzohej sepse devijonte objektivitetin e narracionit. Në vitin 1914 mbërrin në akademinë suedeze dhe pozita e saj u përpoq të hapte universin e Nobelit për gra, duke ia shtruar rrugën italianes Grazia Deledda, spanjolles Concha Espina, që ishte nominuar 16 herë. Në vitin 1921 bëhet “takimi” i tyre kur vepra “Legjenda dhe Tregime” mbërrin në Gjermani dhe mirëpritet.
Si arriti Lagerlof të shpëtonte Sachs?
“Në verën e 1939 një mike gjermane shkon në Suedi për të vizituar Selma Lagerlöf-in për t’i kërkuar të gjente një strehë për nënën time dhe për mua…Në pranverën e 1940 pas muajsh torturimi mbërrijmë në Stokolm. Ndërkohë ishte pushtuar Danimarka dhe Norvegjia. Romancierja e madhe nuk ishte.” Këto fjalë i përkasin Sachs dhe u shkruan në 10 dhjetor të 1966 kur mori çmimin Nobel në Stokolm, bashkë me autorin ukrahinas Shmuel Agnon. Lagerlöf kërkoi ndihmën e mbretërve suedezë dhe arriti që Sachs dhe nëna e saj, me origjinë çifute, të arratiseshin nga Berlini me një avion që mbërrinte në Stokolm. Një javë më pas do të dilte urdhri për deportimin e hebrenjve. Shkrimtarja nuk do ta merrte vesh kurrë nëse e mbrojtura e saj kishte mundur të shpëtonte. Ajo vdiq më 16 mars të 1940. Pavarsisht se i shpëtoi nazizmit, Sachs, e prekur dhe e zhgënjyer e braktisi prodhimin letrar. Kohët kishin ndryshuar dhe stili i saj romantik, vizioni i saj mbi botën kishte ndryshuar. Kur një i dashur i rinisë ishte zhdukur në kampet e përqendrimit dhe mori vesh që nuk do ta shihte kurrë u betua se nuk do të shkruante më në të njëjtën mënyrë, por do të vazhdonte të shkruante. Zëri i saj poetik u transformua dhe u shndrrua në zëdhënësen e dhimbjes dhe të dëshirave të hebrenjve. “Lutje për të dashurin e vdekur” ishte poema e saj e parë e përfshirë në librin “Në strehën e vdekjes”. Dhimbja dhe fatkeqësia e saj do ta kthenin në një autore të përjetshme./El Pais – Në shqip nga Bota.al