“Si do mësuesi një zarf me lekë, kur ka nxënës që nuk kanë bukë të hanë…”

7 Marsi, njihet si Dita e Mësuesit, ku padyshim nxënësit nderojnë dhe vlerësojnë mentorin e tyre. Mirëpo, sa ka ndryshuar kjo festë në ditët e sotme, krahasuar me dikur?

Organizatorja e gjimnastradës shqiptare, Mimoza Mevlani u shpreh, së fundi, se ndryshimi është drastik.

Por sipas saj e vetmja gjë që ka ngelur janë lulet.

Sipas saj, madje, kanë ndryshuar edhe dhuratat. Mevlani u shpreh kundër zarfit me lekë për mësuesin, pasi kushtet nuk janë të njëjtat për të gjithë nxënësit.

“7 Marsi ka ndryshuar, sepse ne jemi rritur ose më saktë kemi pasur komplet kushte të tjera.

Kushtet tona kanë qenë shumë më të mbyllura dhe të drejtat tona kanë qenë jo kaq të hapura sa i ka brezi tani.

Ne kemi qenë shumë të disiplinuar, që do të thotë fjala e mësuesit apo e familjes ishte absolute dhe ne duhet të ishim, ata që ata kërkonin. Pra, për të thënë që figura e prindërit dhe mësuesit për ne ishte absolute.

Prandaj, po ta krahasosh ne kemi vetëm një gjë të përbashkët me atëherë, janë lulet, dëshira për të mos e harruar mësuesin.

Pasi si të themi, 7 Marsin, shqiptarët e kanë vendosur vetë si festë.

OKB ka tjetër festë në këtë drejtim, por shqiptarët e kanë bërë brez pas brezit si traditë, që mësuesit t’i jepej rëndësia, mirënjohja dhe të ishte ajo dita që nxënësit të shprehnin dashuri për mësuesin.

Sot kanë ndryshuar edhe dhuratat, edhe për mua kjo është shumë e gabuar dhe jo vetëm, më duket edhe shumë poshtëruese…”

“Edhe nuk e quaj fare të drejtë, mendoj që edhe prindërit e kanë gabim, i vë një lloj faji, sepse në fund të ditës çfarë u tha më parë, është një lloj marrëdhënie që ka të drejtën dhe mundësinë që ti t’i tregosh edhe mësuesit vendin që t’i ke.

Por në anën tjetër edhe nxënësit për atë të drejtë që ai ka, ndaj mësuesit apo ndaj shkollës, apo ndaj çdo gjëje.

Pra, është një marrëdhënie që për mendimin tim, nuk duhet abuzuar. Kjo marrëdhënie duhet të jetë e respektuar dhe duhet të jetë në vendin e vetë mësuesi dhe në vendin e vetë nxënësi.

Nuk më duket aspak e drejtë që në një farë mënyre, mësuesi të marr një zarf. Zarfin për mendimin tim mësuesi mund ta marrë në një mësimdhënie mbasdite, ka orët e veta, në të cilat ka mundësitë e veta që ta nxjerri atë zarfin si dhe të drejtën e vetë të jetë i pakënaqur.

Në anën tjetër është logjika që një nxënës, ka familje që nuk kanë bukë të hanë, si pretendon ti që nxënësi të të sjellë ty një zarf. 

Është jashtëzakonisht absolute dhe më duket e padrejtë”, deklaroi ajo./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

7 MARSI, DITA E MËSUESIT, KUJTOHEN SAKRIFICAT PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT

Kjo e shtunë përkon me festën shumë të dashur për shqiptarët, 7 Marsi, e njohur ndryshe si ‘Dita Kombëtare e Mësuesve’.

Duke qenë tashmë pjesë e traditës, kjo festë kremtohet nga të gjithë shqiptarët, nxënësit në mbarë vendin, në shenjë vlerësimi të traditave më të mira të shkollës kombëtare shqipe. Po ashtu në shenjë të figurës së nderuar të mësuesit si edukator i brezit të ri.

Mësonjëtorja e parë u çel në 7 mars në 1887 në kushtet e pushtimit otoman.

U themelua nga një grup rilindasish, ndërsa ishte e para shkollë fillore me një fizionomi të theksuar kombëtare dhe laike, ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe.

Sipas dokumenteve të kohës, veprimtaria e kësaj shkolle përshkohej nga idetë patriotike, edukata e punës dhe dashuria për dije. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult