Si duhet të shkruhet “dhëndër” apo “dhëndërr”? Shumica gabojnë…

Kur shkruhet “dhëndërr” është një gabim, kurse “dhëndërri” dy gabime.

Shkruhet “dhëndër”, pra me “r” e jo me “rr” dhe shkruhet “dhëndri” në trajtën e shquar, pa -ë, e cila nuk shkruhet në këtë rast, ashtu siç nuk shkruhet edhe te disa fjalë të tjera për arsye fonetike, psh., emër-emri, ëndërr-ëndrra etj./Bahri Mirena

ObserverKult


Lexo edhe:

KUR SHKRUHET “VET” E KUR “VETË”?

Nga prof. Ilmi Rexhepi

Nga gramatika e lehtësuar: Kush do që të rregullojë vetë fjalën e vet, le të mësojë kur shkruhet “vetë” e kur “vet”!

Nëse bëhet fjalë për pronë, që dikush a diçka dikujt a diçkaje i përket, mos vër -ë dhe shkruaj “vet”:

Agimi shkoi në shtëpinë e vet. Mësuesja bëri punën e vet…

Në këto raste përemri “i (e) vet” quhet përemër pronor.

Po nëse për pronë nuk bëhet fjalë aty, vër -ë!

Ai erdhi vetë. Vetë ajo më tha…

Në këto raste fjala “vetë” nuk është përemër pronor.

Nëse e do rregullën edhe më lehtë, shihe a ka nyjë përpara kjo “vet”!

Nëse ka përpara nyjën  i/e/ të/së), mos i vër mbrapa -ë!

E mbajti fjalën e vet.

Po nëse përpara nuk ka nyjën i/e/të/së, qitja në fund një -ë!

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


KUR DUHET TË SHKRUHET “TE” E KUR “TEK”!

TE apo TEK
A kanë të njëjtin funksion dhe a mund të përdoren në vend të njëra-tjetrës? Si t’i përdorim saktë këto parafjalë?

TE dhe TEK janë dy parafjalë të rasës emërore, që përdoren përpara një emri, një përemri a një numërori etj., dhe shënojnë vendin a sendin pranë të cilit ndodhet dikush a diçka ose kryhet një veprim.

Edhe pse kanë të njëjtin funksion, ka një rregull se kur duhet përdorur njëra dhe kur tjetra, që është:

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult