Duket banale, por shumica gabojnë! Ja si duhet të shkruhen ditët e javës?

Institucione të shumta, disa medie por ka edhe profesorë të cilët i shkruajnë shpesh gabimisht ditët e javës.

Por si duhet të shkruhen ditët e javës na tregon profesori Ilmi Rexhepi:

Emrat e ditëve të javës në trajtën e pashquar dhe në trajtën e shquar:

E hënë – e hëna
E martë – e marta
E mërkurë – e mërkura
E enjte – e enjtja
E premte – e premtja
E shtunë – e shtuna
E diel – e diela


Emrat e ditëve të javës në gjuhën shqipe shkruhen me shkronjën e parë të vogël:

Erdha të hënën dhe do të kthehem të premten.

Sot është e diel.

ObsereverKult

————————

Lexo edhe:

PO THOJNË BIG BROTHER ËSHTË PASQYRË E SHOQËRISË. JO, LLUMI PRODHOHET!

Big Brother është platforma që po don me e lidhë shoqninë për llumi. Civilizimi është kriju, ndër të tjera edhe kur është mësu me shti kanalizimin përfundi. Nuk janë masonat tu i ngrehë fijet prej nalt, është Big Brother si një lloç i gjallë që t’ngreh përfundi e t’merr me veti.
Konstant në kërkim të skandalit, s’ka ma skandal. Prandaj sa ma poshtë ju lutem!

Nga Zgjim Hyseni

Teknologjia e industrisë së skandalit s’ka qysh mos me qene maqinë llumi. Maqinë llumi është platforma që t’shtrydhë, t’sillë si n’centrifugë, t’ndërsen – krejt kjo për me e nxjerrë ma t’keqen prej qenies njerëzore. Njeherë e nxjerr, masnej e distilon, i jep ngjyrë edhe ta hupë topin me prajma e shpërhapje tik-tokqe.

Po na thojnë Big Brother është pasqyrë e shoqërisë. Jo, llumi prodhohet…

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU