Si dukeshin gratë shkodrane përgjatë viteve ‘40 (Foto të rralla)

Këto fotografi të rralla ku shfaqen gratë shkodrane janë realizuar në vitin 1940 nga fotografi italian Giuseppe Massani.

Masani doli në pah me një album fotograk “La sua terra (Toka e tij), Bergamo 1936.

Në prill 1939, Shqipëria u pushtua nga forcat italiane.

Ishte momenti i duhur për fotografin që t’i prezantonte publikut italian trevat e reja të Italisë përtej Adriatikut.

Sigurisht me mbështetjen zyrtare, Massani udhëtoi gjerësisht në Shqipërinë e pushtuar nga Italia dhe bëri fotografi të ndryshme.

Fotot u botuan në vëllimin “Albania: Testo e foto di Giuseppe Massani” [Shqipëria: teksti dhe fotot nga Xhuzepe Masani], Romë 1940.

Të gjitha pamjet e këtij koleksioni janë marrë nga ky libër.

Në vitet 1960 dhe 1970 Massani botoi disa albume të tjera, shumica e të cilave tashmë janë lënë në harresë./dita

LEXO EDHE: FAMILJA U DETYRUA T’I SHISTE PIKTURAT E SAFO MARKOS, JA CILA ISHTE LUTJA E ARIANITËS…

Këto shënime i kam hedhur në maj të vitit 2010, kur kam qenë në shtëpinë e Petro Markos. Në një hyrje dy dhoma e një guzhinë e para viteve 90-të, jetonin Safua, e shoqja shumë e sëmurë, Jamarbëri, i biri dhe ky i sëmurë dhe e bija Arianita që na priste.

Të më falë Arianita, por nuk mundem të mos them një të vërtetë të dhimbshme. (Mbas dhjetë vitesh) dhe të nxjerr një sekret, për të cilin isha betuar që do ta mbaja si të tillë për shumë kohë.

Shkova me një shoqen time dhe të Arianitës, sepse kjo do të shiste nja dy piktura të Safos, e detyruar nga gjendja jo e mirë ekonomike. Kisha qenë edhe një herë tjetër në shtëpinë e saj, thjesht për të parë pikturat e Safos (para se të bëhej ai emision aq i bukur televiziv dhe ekspozita në vitin 2008) që për mendimin tim janë një pasuri kombëtare…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU