Si e ndali Gjekë Stanishta, Mahmu’ Begollin që mos me marr’ krejt Rugovën?

(Koshutan, Rugovë)

N’kohën e Turkijes Mahmu’ Begolli i Pejës â dalë Rugovën m’e shkrua m’u kánë e tina. I ka hî pej Peje e katundeve rên. Me vedi e ka pasë kadinë me zapti. Kadija i ka pasë tefterët me i shkrua ato tokë n’emën t’Mahmu’ Begollit. I ka msua rugovasit qi, kur t’i dvet ,,E kuj â ktu?”, ata me thanë: ,,E zotit, e mretit edhe e Mahmu’ Begollit”.
I pari jonë, Gjekë Stanishta, para nja katërqin vjete ish kanë dalë pej Anës Malit e i majke 3000 dhên e shkojke n’Bosne. Ish i vllaznisë Muriq. Muriq u kanë thanë, se janë kanë dikur mjeshtër me marue zidna (murtar). Gjeka u ba i pari çoban. Kish zanë vên n’Koshutan. Kur â ardhë Mahmu’ Begolli me kadinë e me zaptitë, i thotë Gjekës kadija:
-T’kujna janë këto bjeshkë?
-T’zotit, t’mretit e une rrnoj n’to.
Ai i ka thanë:
-Jo, duhet me thanë si t’thashë une: ,,Janë t’zotit, t’mretit e t’Mahmu’ Begollit”, e se nryshe t’pret sherijati.
I kanë prishë fjalët aty. Gjeka ja ka grabitë edhe e ka pre kadinë.
Atij gurit ku kish ndejtë kadija tash i thonë Guri i Kadisë. Aty ish kanë tu’ nejtë me tefterë t’hapun.
Gjeka kish çobanë mjaft (kur i ka pasë 3000 dhên). U nis lufta aty. I kanë njekë dekteri n’Peklenë; rrugë âsht. Dekteri aty i met Gjekë Stanishtës. Deshti m’e shkrua mi veti Mahmu’ Begolli, m’e marrë krejt Rugovën e na me kanë çipçitë e tina. Gjeka e pshtoi Rugovën pa hi çipçi i Begollit jashta përte’ Bistrice deri n’Lug t’Shkodrës. N’Lug t’Shkodrës e anejna e merrte ajo e Plavës. Shka janë kanë përtej Bistrice, Drelajt, edhe Malajt, pak i kanë dhanë, për zotni, Mahmut Begollit, e Koshutani e kjo ana tjetër, n’kët anë t’Bistricës, jo.
Kur ja nisi luftës dhe e preu kadinë. Gjeka met fidare (kaçak) pej mretit. Jetoi n’Koshutan, por ja shtini paret e e preu Pepiqi, Despotaj u thonë; edhe ata katalik n’at vakt. E presin Gjekën n’shpi t’vet me pare t’Mahmu’ Begollit. E thirrën mysafir. I thanë: ,,Duem me t’zanë kumar. Nesër natje t’zamë kumar”. At’herë ata t’shpisë dirgjen n’Pejë edhe kallxojnë. Dalin sejmenët e e rrethojnë; e zanë gjallë, e çojnë aty ku â’ spitali i veremlive edhe aty e prenë. Aty e ka pasë gurin, vorri i Gjekë Stanishtes. Kryet ja kanë marrë e ka kanë çua pashës.
Edhe sot âsht mahalla e Despotajve n’Pepiq. Tjerat mahallë janë Jakajt, Vaçajt edhe Gockajt.
T’bijtë e Gjekë Stanishtës rrnuen n’Koshutan. Mahallët e Koshutanit sot i kanë emnat prej t’bijve t’Gjekës. Palaj (prej Pal Gjekës), Lucaj (prej Lucë Gjekës), Dedaj (prej Dedë Gjekës). Edhe Leka vllau i tyne â’kanë. Â kanë edhe ni djalë, Musë Gjeka, po ai s’ka lanë kërkâ e â’ shkimë hisja e tij.

*Shkëputur nga libri i Anton Çettës: “Nga folklori ynë I”

Përgatiti: ObserverKult

LEXO EDHE: Shkretëtira e Gobit: Mistere lashtësie të fshehur në rërë