Si jetonin shqiptarët, shfaqet pas 37 vitesh dokumentari që ndaluan komunistët

Paul Lendvai, dikur një gazetar që vinte nga Hungaria në Shqipërinë e viteve ‘80, sot profesor dhe njohës i mirë i shkencave politike, kohë më parë, solli për herë të parë në Shqipëri dokumentarin ‘‘Shqipëria nga Skënderbeu te Enver Hoxha’’.

Më shumë se 30 vite më vonë, përmes këtij filmi dokumentar do të mund të kthejmë kokën pas në Shqipërinë e atyre viteve. Ku edhe vizitat e gazetarëve planifikoheshin nga sistemi, transmeton ‘a2news.com’.

Filmi shoqërohet me vijën melodike të këngës “Enver Hoxha tungjatjeta”, ndërsa pamjet e para të dokumentarit e nisin rrugëtimin e tij në Tiranë me imazhin e Stalinit në shtatore. Radhët e gjata, mungesa e ushqimeve. “Tollonat” dhe shumëçka që sot duket e harruar rikthehet me imazhet e këtij filmi.

Fragment nga dokumentari

 “Në një moment, drejtuesve të udhëheqjes nuk i pëlqeu filmi. Nuk mundet t’i pëlqente, dhe filluan të diskutonin mes tyre se kush i kishte mundësuar këtij ardhjen në Shqipëri”, kujton përkthyesi e atëhershëm i dokumentarit, Sokol Mici.

Në këtë film dokumentar, që erdhi në kuadër të ditëve të kujtesës si një ndër eventet e Institutit për Demokraci, media dhe kulturë na përcjell edhe prof. Aleks Budën, që flet në gjuhën gjermane dhe ndalet të disa ngjarje të historisë së Shqipërisë.

——————

Lexo edhe:

“KAPEDANI” PA CENSURË: JA SI REAGOI ENVER HOXHA KUR E PA FILMIN