Koka e Ali Pashë Tepelenës iu dërgua sulltanit në një tabaka argjendi.
300 ushtarë turq e shoqëruan kokën e Aliut për në Stamboll nga frika e një sulmi hakmarrës të shqiptarëve.
Koka mbërriti në Stamboll më 23 shkurt. Gjatë rrugës, ushtarët e ekspozonin kokën e Aliut me para që ta shikonin prijësit e pashallëqeve të tjera.
Një muaj rrugë iu desh ushtrisë që ta çonte kokën e Aliut në Stamboll. Një shqiptar që jetonte në Stamboll dhe shok fëmijërie i Aliut, e bleu kokën dhe e varrosi në varrezat pranë Silivrisë. Aty gjenden dhe sot varret e djemve dhe nipit të tij.
Në prej prej varreve në Stamboll prehet koka e Ali Pashë Tepelenës. Vendodhja është zbuluar nga arkeologu dhe studiuesi shqiptar Rudenc Ruka i cili hedh më shumë dritë mbi figurën legjendare të Pashait.
Ali Pashë Tepelena është një prej personaliteteve më të rëndësishme të historisë shqiptare.
Ai ka tërhequr vëmendjen e studiuesve mbi veçoritë e spikatura të periudhës së sundimit të tij.
Ai rezulton të ketë lindur në dimër të vitit 1740 në Tepelenë.Më 1820-1822, perandoria osmane sulmoi Pashallëkun e Janinës, pasi rritja e forcës së Ali Pashës kishte krijuar frikë për ekzistencën perandorisë.
Pas vrasjes në vitin 1822 ai prehet në dy kontinente. Trupi u varros më 25 janar të po këtij viti në ishullin e Kastros, në liqenin e Janinës, ndërsa koka më 5 shkurt në varrezat e Stambollit.
ObserverKult
LEXO EDHE: KUSH E TRADHTOI ALI PASHË TEPELENËN?