Regjisori Andis Gjoni, i ftuar, kohë më parë, në “ABC e Mëngjesit” foli për këngën e veçantë dhe të shumë të pëlqyer për publikun “Lule Bore”, në 100-vjetorin e lindjes të “babait” të kësaj kënge.
“Sipas dorëshkrimeve të babait që kam gjetur. Lulebore është kompozuar në 1949 me tekst të Zef Palit dhe titulli origjinal është “Luleborës”. Ishte edhe një faqe tjetër që shkruante “Lulepranverës”. Kanë bërë disa variante”, tregoi, kohë më parë, Andis Gjoni.
Gjatë kësaj interviste Andis Gjoni u shpreh se në atë kohë Simon Gjoni pati edhe një sukses ndërkombëtar.
“Simon Gjoni pati një sukses ndërkombëtar për kohën sepse pati një sukses në Rusi. Por ai ka shkruar edhe shumë këngë të tjera.
Pianistja Hermina Gjoni tregoi se Lule Bore fillimisht është krijuar me kitarë. Shumë shpejt kjo këngë u përhap dhe u përqafua gjerësisht nga publiku.
“Unë dhe Simoni jemi njohur në punë. Unë jam nga Gjirokastra. Kur punonim në atë kohë e shikoja e punën e bënte shumë të lehtë, pa nervozizëm. Dirigjenti në çdo vend të botës është i vlerësuar. Me origjinë jam gjirokastrite, kam lindur dhe jetuar në Tiranë. Tiranën e dua shumë. E martuar me një shkodran. Simoni me Shkodrën kishte një lidhje të jashtëzakonshme”, tregon Hermina Gjoni./abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
LAWRENCE FERLINGHETTI: AI NUK E KUPTON NDJENJËN E MËKATIT…
Nga Lawrence Ferlinghetti
Futem në wc për meshkuj në stacionin e autobusave në Springfilld
derisa kthehesha për në qarkun Muhlenburg
dhe e pashë këtë hajvan në pasqyrë
Kush e ka lejuar këtë halabak. Kush e ka lejuar këtë faqezi?
Ky është ai tipi që shkruan TË DUA në muret e tualetit dhe dëshiron
të përqafojë secilin që sheh në holl Ai e shkruan numrin e telefonit
të tij në zemrën e vizatuar në mur Ai është njëfarë lloj çorodi
Zotëri Erosi Dashnor i Madh
Ai dëshiron të vrapojë në sallën e pritjes dhe t’i puth të gjithë ata që
gjenden aty dhe t’u thotë Pse nuk jemi ne miq dhe dashnorë
A mund të vij me ty në shtëpi Ke ndonjë gjë për të pirë a për të
tymosur A bëhemi bashkë unë e ti Tash është koha ose së shpejti
Ai dëshiron t’i çojë në shtëpinë e vet të gjithë qentë endacakë dhe macet
dhe njerëzit dhe t’i detyrojë bëjnë dashuri gjatë gjithë kohës kudo
qofshin
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult