Si lindi legjenda e Shpatës në Shkëmb?

Legjenda rrëfehet në ciklin poetik të shekullit XII, dedikuar Mbretit Artur. Në të flitet për një shpatë magjike të ngulur në një shkëmb, që vetëm njeriu i destinuar të bëhej sovran i Britanisë mund ta hiqte. Gjë që Mbreti Artur arriti ta bëjë.

Disa arkeologë thonë se legjenda përmban jehonën e një zanati të ushtruar qysh prej kohëve të lashta. Në kohën e frymëzuesit të supozuar të figurës së Arturit (ndoshta shekulli V), shpatat farkëtoheshin në shkëmb. Tehu krijohej prej mukusit të shkëmbit: metali i shkrirë futej në një të çarë shkëmbi dhe më pas lihej të ftohej. Pasi metali ngurtësohej, mund të hiqej arma nga shkëmbi. Dhe pikërisht veprimi i tërheqjes së shpatës nga guri mund të jetë në origjinë të legjendës.

Një konfirmim indirekt vjen nga Shpata e Abacisë së Shën Galganit, që disa studiues e lidhin me legjendën e Arturit, dhe që sipas legjendës kalorësi i shenjtë Galgani e kishte mbërthyer në shkëmb në shekullin XII./bota.al

LEXO EDHE: Legjenda e “Kostandini dhe Juredina” u gjet për herë të parë tek arbëreshët