Si ra “qeveria e Durrësit” më 1920?

Qyteti i dytë më i madh në Shqipëri, është një nga më të lashtët e më të rëndësishmit për ekonominë. Durrësi është i vendosur në bregdetin qendror shqiptar, rreth 33 km (21 milje), në perëndim të kryeqytetit, Tiranës. Ai ndodhet në një nga pikat më të ngushta të detit Adriatik, përballë porteve italiane të Barit (300 km/186 mi larg) dhe Brindisit (200 km/124 mi larg).

Qyteti bregdetar mbahet mend edhe si kryeqyteti i shtetit shqiptar, nga 7 marsi 1914 deri më 11 shkurt 1920. Durrësi u bë kryeqytet i mbretërisë së Shqipërisë, nga Princ Vidi, kur ai zbarkoi më 7 mars 1914 e deri në vendimin e Kongresit të Lushnjës, të datës 11 shkurt 1920, për shpalljen e Tiranës si kryeqytetin e ri të shtetit shqiptar.

Përfundimisht, Durrësi humbi rëndësinë që kishte si kryeqytet, kur qeveria e atjeshme dorëzoi të gjitha dokumentet pranë qeverisë së Tiranës. Qeveria e Durrësit, që kryesohej nga Turhan Përmeti, nuk bëri kurrfarë qëndrese, pranoi dorëzimin e pushtetit.

Me vendimin nr.23, datë 21.2.1920 Këshilli i Ministrave vendosi që në Durrës, të shkonte një komision për të marrë në dorëzim aktet e qeverisë, që përfaqësohej nga:

 – Ndoc Çoba-ministër i Financave

 – Sulejman Starova-këshilltar i Ministrisë së Financave

 – Rauf Fico-këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme

– Abdurrahman Gur-këshilltar i Ministrisë së Drejtësisë

– Idhomen Kosturi-drejtori i përgjithshëm i Postë-Telegrafëve

 – Ali Fehmi Kostuti-prefekt i Durrësit

 – Xhemal efendiu (mundet “Rruga” sepse figuron në akte të tjera)-sekretar

Gjeneralit italian të Durrësit, iu drejtua edhe një letër nga qeveria, ku njoftohej veprimi i urdhëruar për marrjen në dorëzim të dokumenteve. Mbledhja u drejtua nga zëvendëskryeministri Eshref Frashëri, me pjesëmarrjen e ministrave: Hoxha Kadri, Ndoc Çoba, Ahmet Zogu, Sotir Peci./kujto.al