Si të t’pikturoj bardhoke?

Nga Rami Kamberi

Si të t’pikturoj bardhoke
Në pëlhurën e mbetur, pa kornizat të dheut
Si hyjneshë a si lule toke
Në lulishten e lumnisë, me dashni të atdheut
Ti që ma shenjtërove, vallen tetovare, me bukuri
Si Marigona e bekuar, nga Perëndia, ditën njëzetetetës
Ti që më erdhe nuse e veshur, me fustanellën liri
Si dasmorët e nëntorëve, me famurin e bekuar, të jetës
Si të t’pikturoj bardhoke
Më thuaj të lutem, me ngjyrat e syve, atdhe
Si hyjneshë a si lule toke
Me ngjyrat e dheut a me ngjyrat e arta që i ke.