Si zhvillohet kreativiteti tek fëmijët?

Janë tri aftësi që duhet të zhvillohen tek çdo fëmijë: kreativiteti, empatia dhe inteligjenca. Kreativiteti tek fëmijët zhvillohet vetëm nëse u ofrojmë atyre ambientin e duhur ku ata mund të eksplorojnë talentet e tyre.

Prandaj fëmijëve duhet patjetër tu ofrojmë hapësirën e duhur që tu mundësojmë të paraqesin çdo lloj aftësie të tyre.
Por cilat janë këto rregullta të arta për të zhvilluar kreativitetin e fëmijëve?

-Lejoni fëmijën tuaj të eksploroj dhe të pyes për ambientin që e rrethon.
-Largojeni fëmijën nga ekranet dhe kaloni më shumë kohë në natyrë.
-Mësojani gjërat unike dhe jepni lëvdata për të ja rritur vetëbesimin.
-Ç`do ditë bëni diçka kreative, fëmijët mësojnë shumë nga prindërit e tyre.
-Krijoni dhe ndërtoni storje së bashku, kështu ju zhvilloni imagjinatën e fëmijës.
– Krijoni një ambient rrëmujë dhe filloni të luani lojëra që nxisin fëmijën të mendojë.
-Zbuloni pasionin e tij dhe nxiteni fëmijën ta praktikojë atë çdo ditë.