Sibel Halimi: Kalorësi i humbur

Vjen një kohë,
kur ditët lakuriq ngjiten dhimbshëm
në trupin që i ikën kohës.

E bëma,
kapet përmallshëm pas belit,
bashkë ecën,
rrugëve t’gjata të kujtesës.

Qyteti nuk mbanë mend,
klithjet e rritës tënde,
e as ngashërimin
për të shkuarën.

Përqark rreth rrotullimit,
bredhacake hua ia merr veten,
kalldrëmeve,
për ditën pa emër,
fjala jote,
himn vetes.

ObserverKult