Petraq Kolevica: Merrma dorën

O, merrma dorën dhe shtrëngoma,
Ta ndiej më fort që të kam pranë.
Si n’ato vite që më s’janë,
Kur çelen lulet që u thanë.
Po, ne, në shpirt, na mbet aroma.

ObseverKult


Kaq u shtuan poshtërsitë, Kaq u rritën marrëzitë, Kaq na mbyten ligësitë, Sa kam frikë se një ditë, Kur dhe ne të shohim dritë, Kur të hapen krejt kufijtë, Oh, kam frikë atë ditë, Ikjen e gjithë njerëzisë!

Lexo edhe:

PETRAQ KOLEVICA: KUR JETËN PAS TA KEMI LËNË…

Do t’i kujtojmë këto net
Dhe këta yje e këtë hënë,
Dhe këtë det që sikur flet
Ndoshta mbas shumë e shumë vjet,
Kur jetën pas ta kemi lënë…

Dhe s’do na vije keq aspak
Që rrodhi jeta e pakthyer,
Se koha zemrën nuk e plak,
Se zemra prap’ do ketë gjak
Dhe dashuri të papërlyer.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


PETRAQ KOLEVICA: SA BORXH TË MADH I KEMI NËNËS…

Poezi nga Petraq Kolevica

Ç‘më ndritka hëna te krevati!
S’m’u fjetka sonte, po rri qetë
Vështroj në qiell si enden retë
Gjer treten tej nga Rozafati.

Mesnata ngjan se ka kaluar
Por, përkundrejt, një foshnje qan.
U ngrita, shoh sesi e mban,
Si e përkund dikush në duar.

E ëma qenka. I jep gji.
Dhe lehtë-lehtë i këndon,
E përkedhel, e ledhaton
Dhe e shëtit nëpër shtëpi.

Fëmia fjeti. E mbulon
Kjo nënë e dhembshur me kujdes
Ndërsa së largu një këndes
Afrim mëngjesi lajmëron…

Mendoj mbështetur në ballkon,
Ndërsa venitet drit’e hënës:
Sa borxh të madh i kemi nënës,
Një borxh që kurrë s’e kërkon

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


PETRAQ KOLEVICA: I HUAJ NË VEND TË HUAJ…

Poezi nga Petraq Kolevica

I huaj në vend të huaj,
As vetë s’di pse vuaj
Në mendje çfarë s’bluaj!

Dëborë bje, dëborë bje,
Si në qytetin tim,
Po s’di përse në shpirt me shtje
Kaq tepër dëshpërim.

Dëborë bje dhe era ngreh
Shtëllunga fluturim.
E shoh me nge si dikur, dje,
Dhe ndjej kaq mallëngjim.

Dëborë bje dhe gjithçka fle
Si n’ëndërr pa mbarim,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult