Mikja ime
Poshtë ballukeve tua
Shikimi të është deformuar
Qepallat mburojë e syve s`janë
T’i tretësh ata në një kënd siç deshe ti
Kurrë më
Toka të është bërë qiell
E dielli futë i zi
Liria ankth
E trupi kufomë e gjallë pa arkivol
Ta shoh kremin e plasaritur në fytyrën tënde
Të tretur në rrudhat e ëndrrës jetësore
Epitaf t’u bë
E, ti peng gjithë jetën
Pa bëza
Ta shoh trupin mikja ime
Asht e lëkurë
Mornicat valë në trupin e çakorduar
Thellë në largësi
Në peizazhin e tjetërkujt
Të kuqen bluzë, çupëlinës ia le
Hoqe rruazat ngjyrë blu
I skajove në tavolinën afër dhomës tënde
E fëmijët tu tashmë luajnë goglash
I fusin ato në vrimë të minit
Me buzëkuqin, sytë vezullojnë
Muret akull, shkarravitur nga dora njomake
Hapat ndihen shkallëve
Gjurmët mbeten në gjysmë
Zbehen ndër vite
Tash s’është as sot e as histori
Ta shoh hapin mikja ime
Ta ndijë heshtjen
S’arrij të të shpëtoj
Se heshtjen po e ndjej sikurse vdekjen!