Ndërtesa ikonike e Prishtinës, ajo e Gërmisë po i kthehet kulturës dhe artit të kryeqytetit, përkatësisht ky objekt do të shndërrohet në Sallë Koncertesh dhe Galeri të Arteve.
E lidhur me këtë është shprehur shumë e lumtur, drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, e cila së bashku me të parin e Prishtinës, Përparim Ramën kanë parë nga afër punimet që po bëhen në këtë objekt. Halimi njoftoi se kësaj ndërtese do t’i bëhet një transformim i madh.
“Jashtëzakonisht e lumtur që një hapësirë si ndërtesa dikur ikonike e Gërmisë, po i kthehet kulturës dhe artit të kryeqytetit.
Do t’i bëhet një transformim i madh duke krijuar Sallë Koncertesh dhe Galeri të Arteve, hapësirë kjo e cila hapet së shpejti për ekspozita e aktivitete të ndryshme artistike e kulturore.
Prishtina po merr pamje të re, duke rikonstruktuar e rimenduar të vjetrën, me rikuptimësimin e memories së brezave”, ka shkruar Halimi në njoftimin e saj në Facebook.
ObserverKult
Lexo edhe:
SIBEL HALIMI PËR MONUMENTET E KULTURËS: ATO JANË MË SHUMË SE OBJEKTE, JANË DËSHMITARË TË HISTORISË DHE IDENTITETIT TONË
Data 18 prill shënohet si Dita Ndërkombëtare e Monumenteve, datë kjo që e thekson rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.
Lidhur me këtë ditë, drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi e ka theksuar se monumentet janë më shumë se vetëm objekte, gjegjësisht janë dëshmitarë të historisë dhe identitetit tonë.
“Duke reflektuar për këtë ditë, ne përkujtojmë detyrimin tonë për t’i mbrojtur ato nga rreziqet dhe dëmtimet. Kujdesi dhe edukimi janë thelbi për të siguruar që kjo trashëgimi të jetë e qëndrueshme për brezat e ardhshëm”, ka shkruar Halimi në Facebook.
Tutje ajo përbri postimit ka shtuar edhe disa fotografi të monumenteve me rëndësi kulturore në Komunën e Prishtinës.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
SIBEL HALIMI: MISTERI I VRAPIMIT
Nga Sibel Halimi
Fëmijëri e fshehur
në skuta të rritës
Njeri i humbur, bosh
Në një moshë, shërim është kthimi në fëmijëri
Imazhi në katër dimensione
spërkatje pikash
të lojës me ujin, krijesën e vetes
Në kohë kuptimi merr trajtë,
rritemi
e vdesim nga harresa
Kujtesa gozhdë varur në litarët
që mbajnë trungun
me myjë jete
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult