Sibel Halimi priti në takim Eliza Shalën, krijuesen e skulpturës së njohur, “Këmbëkryq”

Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi së fundmi në zyrën e saj ka pritur një skulptore të re në moshë por mjaft të zonja, Eliza Shalën.

Eliza ka punuar skulpturën e ikonës së protestuesit Faik Rexhepi, “Këmbëkryq”, e cila skulpturë ka kohë që është vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet dhe është pëlqyer mjaft shumë.

Drejtoresha Halimi përmes një postimi në rrjetet sociale ka postuar një fotografi ku shihet së bashku me Elizën derisa ka thënë se është kënaqësi kur takon vajza të talentuara si ajo.  

“Me Lizën në botën e skulpturave. Kënaqësi të takoj vajzat si Liza, plot vullnet për të përkthyer historinë në skulpturë. Ikona e protestuesit Faik Rexhepi ‘Këmbëkryq’ i vendosur në sheshin e Prishtinës, është punuar nga mendja dhe duart e Lizës”, ka shkruar Halimi.

ObserverKult


sibel halimi

Lexo edhe:

SIBEL HALIMI: ARNIM KOHE

Poezi nga Sibel Halimi

Tani si thoni
foshnjën e sapo lindur
Si ta pagëzojmë?
Si ta veshim?

Ninullat për rritën e tij
ku t`i gjejmë
në cilin komb janë strukur sagat

dashuria në cilën parcelë toke varrosur

Tani si thoni
Çfarë t`i themi njeriut
cila ishte e kaluara e tij
një ecje në bosh
një fluturim mbi muret
e bien duke ndjekur fatin

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult