
Sot u nda nga jeta fotoreporteri i “Koha Ditore”, Alban Bujari.
Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur familjarët dhe të afërmit, derisa u bë e ditur se i ndjeri varroset sot në varrezat e Dragodanit.
Për vdekjen e tij nëpërmjet një postimi në Facebook reagoi edhe drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi.
Sipas saj, “shkuarja i tij e parakohshme në amshim është një humbje e madhe për artin e fotografisë dhe gazetarinë, por vepra e tij do të mbetet një testament i përjetshëm.”
Postimi i plotë
Me Albanin kemi pasur privilegjin të bashkëpunojmë në organizimin e disa ekspozitave, ku arti bëhej dëshmitar i luftës dhe lajmëtar i paqes.
Në dhjetor, ai hapi për publikun ekspozitën e tij të fundit, “Evolucion”, një reflektim i thellë mbi ndryshimin dhe qëndrueshmërinë̈ e shpirtit njerëzor.
Shkuarja i tij e parakohshme në amshim është një humbje e madhe për artin e fotografisë dhe gazetarinë, por vepra e tij do të mbetet një testament i përjetshëm.
Prehu në paqe, Alban!
Ngushëllime familjes dhe kolegëve!
ObserverKult
Lexo edhe:






