Sidorela Berishaj: E dua natën…

Nga Sidorela Berishaj

Nata ka shtrirë krahët e saj
duke e përqafuar ëmbël hapësirën,
flladi i freskët i mbrëmjes
hap lehtas dritaret e mendjes
ajri m’i përpëlitë sytë e shpirtit
e freskia e padukshme
kthehet në afsh
duke i ndezë shkëndijat
të cilat depërtojnë thellë
në botën e brendshme
aty ku dëshirat mbahen fshehtë
dhe reflektohet përherë shpresë,
e nesërmja duket milje larg
e heshtja e frikshme të mban peng,
errësira gllabëruese e natës
si një tunel i pafund ndjenjash
që struken në fshehtësinë e hënës
e cila tërheq lehtazi
baticat e detit të mendjes,
e mendimet fluturojnë në harmoni
duke lundruar qetë-qetë
në hapësirat galaktike të trurit
ku ruhet çdo sekret,
toka ka marrë një pamje magjike
yjet u bëjnë dritë vetëm ëndrrave
shpirti buzëqesh
arsyeja po dremit
edhe unë bashkë me të,
por gjumi i thellë është akoma larg
e dua natën sepse i jep liri shpirtit…

ObserverKult


Lexo edhe:

SIDORELA BERISHAJ: DIKU N’ HORIZONT

endem mendueshëm
duke shëtitë nëpër sytë e tu
rrugicave të mendjes
e shtigjeve të jetës
ndjej puhizën e erës
që m’i ledhaton lehtë flokët
duke m’i shpupurisë
furishëm mendimet
që gjejnë strehim
nëpër ëndërrime t’ pleksura
skutave të vjetra
e horizonteve të reja
hapat ndjekin ritmin e jetës
që nxitohen përherë
sado ngadalë ecim
nguten mendimet
ma shpejt se era
me dalë prej strofullës
e shpërndahen si molekula,
por rrotull nuk gjejnë strehim
busullën e kanë humbur
bredhin si të dehura
krejtësisht pa drejtim
un’ iki …
e ato më vijnë pas
un’ ndalem …

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult