Jack Kerouac: Cognac Blues

Jack Kerouac

Poezi nga Jack Kerouac

Ju vlerësimet meritore do t’i keni në
Parajsë — Parajsa do të
jetë indiferente ndaj këtij
qeni indifferent

(Mirëpo indiferenca e ndershme
qe më e mirë se hipokrizia)
…vërtet

Kur i dëgjoj dokrrat
e fetarëve mbi Drejtësinë
dhe Demokracinë e kam të qartë
se hipokritët po gënjejnë
me dhëmbët e tyre fals

Nuk jam indiferent ndaj Zotit,
jam indiferent ndaj
vetes-në-tokë

S’mund të paramendoj diç
më qesharake se veten
në tokë —

Përnjëmend!

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Riza Braholli

Lexo edhe:

RIZA BRAHOLLI: MË IKE EDHE TI

Poezi nga Riza Braholli

Kur gjithë e më pak më duan shumë njerëz
dhe bota ime tkurret e tëra brenda derës,
nuk qe kaq e pamundur të m’ikje edhe ti;
dhe s’është e para herë që m’u në pik të verës
më sjell qielli furtunë, plot shira e stuhi,
më shtie nëpër pellgje me kaq humor të zi!

Më duhet veç me veten të strukem e të mblidhem
me unin në një qoshk të zihem e të grihem,
mbi vete ta hedh barën sërish dhe këtë herë,
se mbi suvala deti nuk munda që të ngrihem;
si zogu i zgalemit, lëshuar mbi humnerë,
t’i turrem dashurisë, ta rrok si asnjëherë.

Se drita e shkëlqim e gaz më prure, verë
e zgjove bisqe plot mbi cungun tim të prerë.
Por mugëtira erdh’ sërish kaq e pabujë,
dhe mendja s’e gjen fjalën e fjala shkon në erë
bodrumit tim në terr, plot rraqe e rrëmujë
një rubinet në terr pikon e vret me ujë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult