Teksti i këngës “S’ta kam thënë” e kënduar nga Sidrit Bejleri, Lind Islami dhe Florent Abrashi
S’ta kam thënë në parkun ku t’kam pritë
S’ta kam thënë nën strehën me shi
S’ta kam thënë me dorën përmbi buzë
Kurrë jo nuk ta kam thënë, veç Zoti e di
S’ta kam thënë, se muzë unë ty të kam
Kur këputet dhe lulja pa zë qan
Dashuria ta dish e mbyt mërzinë
Unë ty nuk ta kam thënë, koha është shërim
Sa herë ti shkon, çdo gjë tek unë ngapak të pret
Dhe kur ti je larg, sikur një orë të vetme, vdes
Dhe me ty në krah diellit t’i them, mirmëngjes
Ta dhuroj këngën e parë
Ma dhuro çdo çast, të të shoh në sy, veç ty
Ta kam falë drithmën e parë
E në gjoksin tënd dua t’i mbyll sytë
S’ta kam thënë se qan kush është fajtor
S’ta kam thënë ëndrrat pa ty mbarojnë
S’ta kam thënë kur jeta të perëndojë
Sërish në atë jetë Zoti na bashkoftë!
Sa herë ti shkon, çdo gjë tek unë ngapak të pret
Dhe me ty në krah diellit t’i them, mirmëngjes
Ta dhuroj këngën e parë
Ma dhuro çdo çast, të të shoh në sy, veç ty
Ta kam falë drithmën e parë
E në gjoksin tënd dua t’i mbyll sytë
ObserverKult
—————————
Lexo edhe:
SIDRIT BEJLERI: SA T’DESHI TY KJO ZEMËR (TEKSTI DHE KËNGA)
Nuk të mbaj dot mëri
Se asnjëri s’kish’ faj
Ishim thuajse fëmijë
Vetes sot nuk ia fal
Në fund të fundit e di
Jeta shkon dhe luan lojën e saj
U pamë përsëri
Secili në rrugën e tij
Sa t’deshi ty kjo zemër
Besomë, ti nuk e di
Se ike kurrë pa ardhur
Nuk the as lamtumirë