Në pemë gjethe tani më nuk ka
E bora malet mbuloi përsëri
E ndonëse shiu pikë, pikë, nis me ra
Qyteti ynë është plot gjallëri.
Ja shiu pikë, pikë, pikë, pikë,
Bjen në rrugë, troket ai pa pushim
E ora tik-tak, tik-tak
Shkon e djali pret me padurim
O zemra tak-tak tak-tak
Pse tash nis me rrah’ me kaq nxitim
Mendon djaloshi që po pret në shi me ankth e me gëzim.
Binte shi, por ai s’e vinte re aspak
Për çudi, as ombrellën nuk e kishte hap’
Tuj mendu se si erdh’ ajo muzë një dit’
Studenteshë e bukur për praktikë
Tek reparti i tij në fabrikë.
Se fundi ja, ja, ja, ja ajo u duk e djali e ndaloi
Po tani si, si, si, si, si të shkretën duhet ta fillojë
Më fal po unë, unë ty, ty të du’ e fjalën tande tash kërkoj
Mendohet vajza pasi u lag ombrellën pse s’e hap.
Bjer pra shi, tash nga ty nuk kemi frikë aspak
Mrekulli, nën ombrellë ti neve dot s’na lag
Veç andrrojmë, njani-tjetrin amël tuj shiku
E në dorë ne mbajmë ombrellen hap’
Porse shiu ka pushu.
ObserverKult
Lexo edhe:
SIDRIT BEJLERI: LUTEM MOS T’KETË FUND… (TEKSTI DHE KËNGA)
Këndon Sidrit Bejleri
Hiri i zemrës u ndez sonte, malli i kohës larg,
Vetëm pak e ktheva kokën, ishe ti në prag,
Rrugë e vjetër po kërkonte hapat, zërin tënd,
Njëri-tjetrin rrugës pritëm, vetëm.
Sa larg shkoj me puthjen tënde, kur ma lë në buzë,
Mbyll unë sytë e flas me zemër, lutem mos t’ketë fund,
Se dhe sytë kur të përhumben, shpirti i mban gjallë,
Edhe lotin do ta djegë ky zjarr.
Të jemi bashkë, këtë beso,
Do të dua gjithmonë njësoj,
Je vetja ti, je frymë që marr,
Do të dua, se të kam në gjak.
Në çdo rrugë s’u ndjeva vetëm, ishe ti në prag,
Dhe sa herë e ktheja kokën ty të gjeja pranë,
Se dhe sytë kur të përhumben shpirti i mban gjallë,
Edhe lotin do ta djegë ky zjarr.
Edhe zemra po të ndalë do ish’ njësoj,
S’do mjaftonte jo, një jetë e tërë,
Një botë.
ObserverKult