Sidrit Bejleri: Sa t’deshi ty kjo zemër (teksti dhe kënga)

Nuk të mbaj dot mëri
Se asnjëri s’kish’ faj
Ishim thuajse fëmijë
Vetes sot nuk ia fal

Në fund të fundit e di
Jeta shkon dhe luan lojën e saj
U pamë përsëri
Secili në rrugën e tij

Sa t’deshi ty kjo zemër
Besomë, ti nuk e di
Se ike kurrë pa ardhur
Nuk the as lamtumirë

Sa t’deshi ty kjo zemër
Dhe pa u parë në sy
Pyes veten ndonjëherë
A ish njësoj për ty

Është i njëjti shikim
Sa dhe kohen e ndal’
Sa shumë për të thënë
Po ngrijmë në çdo fjalë

Në fund të fundit e di
Jeta shkon dhe luan lojën e saj
U pamë përsëri
Secili në rrugën e tij

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult


Lexo edhe:


LETËR DREJTUAR MËSUESES: “SILLUNI ME FËMIJËN TIM, SIÇ DO TË DONIT TË SILLEJ DIKUSH TJETËR ME FËMIJËN TUAJ”