Sidrit Bejleri: Se po s’erdhe do të vijë (teksti dhe kënga)

Oh moj ti me sytë e zi
Që ke flokun porsi ar
Eja mesin të ta marr
Se po s’erdhe do të vij.

Oh moj ti me sytë e zi
Që ke buzën si qershi
Falma dorën dhe mos rri
Se po s’erdhe do të vij.

Ah moj ti me sytë e zi
Me vështrimet si rrufe
Falmi sytë që me sheh
Se po s’erdhe do të vij.

Oh moj ti me sytë e zi
Me ato lule rreth në brez
Me jep nji lule të mos vdes
Se po s’erdhe do të vij.

—————————————————-

Nga po ky këngëtar: SIDRIT BEJLERI: LUTEM MOS T’KETË FUND… (TEKSTI DHE KËNGA)

Këndon Sidrit Bejleri

Hiri i zemrës u ndez sonte, malli i kohës larg,
Vetëm pak e ktheva kokën, ishe ti në prag,
Rrugë e vjetër po kërkonte hapat, zërin tënd,
Njëri-tjetrin rrugës pritëm, vetëm.

Sa larg shkoj me puthjen tënde, kur ma lë në buzë,
Mbyll unë sytë e flas me zemër, lutem mos t’ketë fund,
Se dhe sytë kur të përhumben, shpirti i mban gjallë,
Edhe lotin do ta djegë ky zjarr.

Të jemi bashkë, këtë beso,
Do të dua gjithmonë njësoj,
Je vetja ti, je frymë që marr,
Do të dua, se të kam në gjak.

Në çdo rrugë s’u ndjeva vetëm, ishe ti në prag,
Dhe sa herë e ktheja kokën ty të gjeja pranë,
Se dhe sytë kur të përhumben shpirti i mban gjallë,
Edhe lotin do ta djegë ky zjarr.

Edhe zemra po të ndalë do ish’ njësoj,
S’do mjaftonte jo, një jetë e tërë,
Një botë.