Sigurisht se kjo këngë ua kujton Bashkim Alibalin, por kësaj radhe po ua sjellim të kënduar nga dikush tjetër. Dëgjojeni këngën “S’ma njohe zemrën”, kënduar nga Sidrit Bejleri.
S’e kam të lehtë të të kujtojë unë tani,
ato vite që kanë mbetur larg,
çdo gur i rrugës fjalët tona i di,
si mundesh vallë t’i kesh harruar.
Por zemra nuk të fal thotë mos harro,
ishe ti që shkele dashurinë,
mos mendo se bashkë me ty jo, jo,
humba unë dhe lumturinë.
Ti zemrën time nuk e njohe dot, jo!
Ajo kurrë nuk e pranon vetminë,
ndjenjës tënde s’mund t’i bëhesha rob,
njeriu s’rron në jetë për një dashuri.
Lumturia që të jetë e vërtetë,
s’krijohet veç me ty dhe mua
me mijëra zemra bashkë kërkon ajo…
Dhe s’mundet të jetojë kurrë një dashuri,
që veç per vete ka lulëzuar,
pa botën brenda saj nuk jeton dot…
ObserverKult
Lexo edhe:
SIDRIT BEJLERI & ALMA BEKTASHI: KUR PERËNDON DIELLI (TEKSTI DHE KËNGA)