“Sikur të vinte gjyshja, nga lart”, interpreton Entela Kasi

Poetja Entela Kasi e interpreton me shumë emocion poezinë e saj, të cilën e gjeni në dy variante, në video dhe në tekstin poshtë:

Sikur të vinte gjyshja nga lart,
Me kokën si luleborë dimri
Në prag
Buzë liqeni
Do niste këngën
Për peshkatarin
E do i rrëfente dhisë
Brirët e njerëzve