Silvana Kola-Leka: Për filozofinë “Gjithçka e ka një çmim”

përputhen silvana heshtja

Ka njerëz për të cilët gjithçka është e shitshme dhe e bleshme. Sipas tyre, gjithçka dhe gjithkush ka një çmim. Ata kanë thjesht nevojë të njohin ‘tregun’ që të realizojnë ‘blerjen’ më të mirë.
Për mua, njerëzit dhe disa gjëra në jetë janë të paçmuara. Madje, edhe nëse do ta kishin vendosur vetë çmimin në qafën e tyre, personalisht nuk do të ofrohesha kurrë për t’i blerë.
Për mua, çdo njeri ka nevojë të ketë në jetë njerëz dhe një grusht gjërash të paçmuara, për të cilat nuk ka treg, nuk ka bursë, nuk ka recesion, nuk ka inflacion.
Unë kam nevojë ta ndaj jetën me njerëz dhe gjëra, vlera e vërtetë e të cilave është katërcipërisht ‘njerëzorja që ato rrisin brenda meje’: as më pak dhe as më shumë.
Dhe përsa ‘të jem njeri’ e konsideroj të paçmuar, nuk mund ta pranoj se ekzistoka një çmim me të cilin mund ta blej atë…

ObserverKult