Silvana Kola-Loka: Do ta fali edhe këtë herë… dhe do të iki…

me shume dhembin plagët e miqve sesa plagët e armiqve silvana kola loka

Përse të fal?

Nga Silvana Kola-Loka

Të fal sepse kuptoj që ti aq mundesh të bësh; pavarësisht se unë do të doja që ti të bëje më shumë ose të bëje më mirë. Pritshmëritë e mia janë përgjegjësia ime.

Të fal sepse shikoj se si ti, përtej gabimit tënd, përpiqesh të fshehësh zemërimin, frikërat, pasiguritë, pafuqinë dhe padijen tënde për veten, për mua dhe për jetën. Aftësia ime për të parë përtej asaj që ti shfaq është një ndër zotërimet e mia, të cilën e çmoj edhe kur dhemb.

Të fal sepse e dalloj qartë se ti po gabon po aq shumë ndaj vetes (në mos ca më shumë) sa edhe ndaj meje. A mund të zemërohesh me dikë që nuk di ta dojë veten si gjënë më të çmuar që ka?

Të fal sepse mendoj se të gjithë kemi të drejtën e një mundësie të dytë; të gjithë pa përjashtim. Edhe unë kam të drejtën e një mundësie të dytë për të të patur ty në ditën/jetën time.

Unë të fal për çka UNË JAM dhe për çka unë di se TI MUNDESH ose NUK MUNDESH TË JESH apo TË BËSH!
A gaboj unë duke të falur ty sepse ti vazhdon të bësh të njëjtin gabim përsëri?
Po, unë të fal dhe ti e merr për të mirëqenë faktin se falja është diçka që unë e kam me tepri.

Sigurisht, çfarë ti merr për të mirëqenë është e gjitha përgjegjësia jote!
Çfarë më mbetet mua pasi të fal ty?
Pasi të të kem thënë qartësisht se cili ishte gabimi yt, se si më bëre të ndjehem dhe sa tolerante do të tregohem nëse ti e përsërit gabimin tënd, më mbetet të uroj që ti të kesh kuptuar qartë diçka:

Nëse gabon përsëri, edhe pse sërish unë mund të arrij të kuptoj gjithçka ‘fshihet’ pas gabimit tënd, unë do të të fal sërish dhe do të iki tutje!

Është e pashmangshme të lëndohemi nga gabimet e të tjerëve, por besoj se është plotësisht e mundur të mos lëndohemi nga falja jonë e vazhdueshme.
Gjithkush mund të na lëndojë.

Ne mund të zgjedhim të falim dhe të ikim tutje, pa zemërim, pa hatërmbetje, pa pikën e nevojës për hakmarrje; thjesht të vendosim të besojmë se fakti që dikush na lëndoi nuk do të thotë se këtë do ta bëjnë të gjithë. Ja! Ne sapo zgjodhëm të mos lëndojmë dikë!

ObserverKult


me shume dhembin plagët e miqve sesa plagët e armiqve silvana kola loka

Lexo edhe:

SILVANA KOLA-LOKA: SI LUFTOJ UNË PËR DASHURINË?!

Nga: Silvana Kola-Loka

Luftoj me krenarinë time që të mos më bëhet pengesë për të kërkuar falje. Madje për të hapur rrugë edhe kur tjetri është gabim, sepse çdo reflektim mbi gabimin ndodh vetëm përtej ndjesës së fajësimit dhe turpërimit.

Pastaj, të dy e dimë se kush kishte të drejtë!!


Luftoj me zemërimin tim që të mos bëhet pengesë për të kuptuar se çdo njeri ka arsyet e veta për fjalët dhe veprimet që bën. Ngecja në zemërim ma pengon të jetuarit. Unë nuk kam kohë të tepërt për të humbur!

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult