Silvana Kola-Loka: Më thuaj se më do pa më thënë “Të dua!”

Silvana Kola-Loka


Nga: Silvana Kola-Loka

Ky ishte titulli i një komunikimi që kërkonte të mblidhte format e përcjelljes së dashurisë pa përdorur fjalët “Të dua!”.

“Ke nevojë për ndonjë gjë?”
“Enët i lava!”
“Të lutem, më thuaj kur të arrish!”
“Të lutem, bëj kujdes!”
“A ke ngrënë?”
“Haje ti këtë copën e fundit të tortës!”
“Mos u shqetëso! Do ta gjejmë një zgjidhje!”
“Të lutem, jepi me kujdes makinës!”
“Si fjete?’
“A ke më dhimbje?”
“Jam krenar/e për ty!”

Këto dhe qindra formulime të tjera më bënë të mendoj për nevojën që kemi për të kuptuar se sa na duan…

Rritemi duke mësuar se deklarata më e qartë e dashurisë është “Të dua!”.

Të gjitha format e tjera të komunikimit (ato të listuara më sipër) më bënë të mendoj se, ndoshta, deklarata më e qartë e dashurisë që dikush mund të të bëjë, është çdo frazë që tregon se “ti i dhimbsesh tjetrit; se tjetri dëshiron që ti të jesh mirë”…

Të gjitha këtë forma të tjera të komunikimit të dashurisë janë kaq shumë të përqendruara tek tjetri (duam që tjetri të jetë mirë) dhe aspak egoiste (ta duam tjetrin për vete).

Deklarata që më bëri më shumë përshtypje?
“Unë dua që ti të jesh i lumtur, edhe nëse kjo do të thotë që ti të mos jesh me mua!”

A mund të ketë një tjetër dashuri më të madhe/bukur se sa një dashuri që nuk kërkon TA KETË tjetrin…?!

ObserverKult


Lexo edhe:

SILVANA KOLA-LOKA: MOS KËRKO TË FALUR SE U NDJEVE I ZEMËRUAR, XHELOZ, I TURPËRUAR, POR…