Përse unë nuk arrij dot të dua dikë?

Silvana Kola-Loka

(Nga ditari i një psikologie)

Nga: Silvana Kola-Loka

“Përse unë nuk arrij dot të dua dikë? Përse gjithmonë përfundoj vetëm, sado të përpiqem? A duhet të ketë ndonjë aftësi të veçantë njeriu për të dashuruar? Nëse dashuria është ndjenja më e natyrshme njerëzore, atëherë përse duhet të jetë kaq e vështirë të duash dhe të të duan?”

Unë besoj se, pavarësisht sa e natyrshme është si ndjenjë, dashuria kërkon përpjekje për t’u zotëruar, për t’u përjetuar, për t’u përcjellë tek tjetri dhe për t’u pranuar nga tjetri (të mos harrojmë që Jo gjithmonë dashuria mund të jetë reciproke).
Personalisht, gjykoj se aftësia për të përjetuar dashurinë për tjetrin kalon përmes përgjigjeve të pyetjeve:
‌Kush jam unë?
‌Cilat janë gjërat unike, të papërsëritshme dhe tejet të mira te unë?
‌Cilat janë kufizimet dhe pikat e mia të dobta?
‌A jam i/e plotë mjaftueshëm që të mund të shkoj te tjetri dhe ta dua për atë që ai është në të vërtetë, me të gjitha jopërkryerjet e veta, pa dashur ta ndryshoj sipas modelit që rri në mendjen time?
‌A jam gati të pranoj që mund të dua dikë që ka të drejtë të mos më dojë në të njëjtën mënyrë dhe kjo të MOS e cenojë aspak thelbin tim dhe vlerën e patjetërsueshme që kam unë?
Unë jam e bindur se Dashuria për Tjetrin do të duhet të nisë nga Njohja dhe Dashurimi i Vetes (nuk nënkuptoj narcizizmin!). Në mungesë të dashurisë për veten NUK MUND të duash përtej saj!!!
A nuk është kjo Dashuria?! Të duash dikë përtej vetes!

ObserverKult

Silvana Kola Loka
Silvana Kola-Loka

Lexo edhe:

DËGJOJENI KËNGËN QË DO TA PËRFAQËSOJË SHQIPËRINË NË EUROVIZION (TEKSTI DHE VIDEO)