Sindromi shqiptar më i rëndë se Sindromi i Stokholmit?

gani mehmetaj

Shkruan: Gani Mehmetaj

Kur një grup pengjesh në një bankë të Stokholmit dëshmuan ashtu si dëshmuan, psikologët e cilësuan Sindromi i Stokholmit. Dhe e habiten botën.

Por sikur psikologët, neuropsikiatrit e spitalet neuropsikiatrike të merreshin me studimin e grupeve shqiptare që në mënyrë të çoroditur e mbrojnë gjenocidin e pushtuesit turk, si do të na trajtonin? Raste për neuropsikiatri? Të çmendur? Mercenarë apo shpirt robi? S’ke si i kupton ndryshe, kur reagojnë ashtu sikurse nuk pritet nga asnjë grup brenda kombit.

Botohen fragmente të Masakrës së Manastirit, apo dhjetëra masakre turke ndaj shqiptarëve që i kanë shkruar kronistët turq, ndërsa ata reagojnë në mënyrë të pakontrolluar, si të ishin me të prapme në gaca, mbrojnë masakruesin, dridhen nga skizofrenia e neurozat që nuk i kupton.

Kur Kadare, historianë e intelektualë shkruajnë se vetëm shqipen e ndaloi okupuesi turk, kurse lejoi mijëra shkolla serbe, greke e bullgare në territorin shqiptar, dalin ca budallenj tru bosh dhe të thonë: po të mos ishte Turqia ti s’do të flisje shqip! Marrëzi që vetëm një i çmendur mund të ta thotë.

Kur u shkrua se okupuesit turq ishin më mizorët ndaj shqiptarëve, e shkretuan Shqipërinë si asnjë vend tjetër, gati na shfarosën, ata të përgjigjen: ishim të privilegjuar! Prapë s’ke si i arsyeton. Mbase psikologet mund të japin ndonjë përgjigje.

Sindromi i Stokholmit është studiuar, por Sindromi shqiptar, mbetet për t’u studiuar.

Mos u studioftë kurrë se mund të na nxjerrin komb me grupe me mendësi skllevërish, mercenarësh dhe të hallakatur nga mendtë.

ObserverKult


Lexo edhe:

INTERVISTË ME SHKRIMTARIN GANI MEHMETAJ (VIDEO)