S’ka Sunny Hill më 2023, shtyhet për vitin 2024

Festivali Sunny Hill i cili ka sjellë mijëra fansa të muzikës nga vende të ndryshme të botës në Prishtinë për disa vite me radhë, nuk do të mbahet këtë vit në vendin tonë.

Por ‘Sunny Hill Festival’ pritet të mbahet në fundjavën e parë të gushtit 2024.

Kështu kanë njoftuar përmes uebfaqes zyrtare të këtij festivali.

Ky Festival i cili ka sjellë disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore në Prishtinë, është bërë sensacion i mediave ndërkombëtare dhe shfaqjes në ballinat e mediave më të mëdha botërore për çdo edicion.

Madje Sunny Hill është listuar si njëri ndër pesë festivalet më të mira të cilat nuk duhet humbur në Evropë.

“Tash ka ardhur koha ta bëjmë një hap tjetër të madh përpara. Këtë vit, ne po bëjmë gati shtëpinë tonë të re. Pra, hapësirën e përhershme të festivalit në Bërnicë.

Një vend i cili ua mundëson gjithë pjesëmarrësve ta marrin përvojën më të mirë që ata të gjithë e presin dhe meritojnë. Përjetimet e paharrueshme që i sjell Sunny Hill Festival janë më të rëndësishmet.

E pjesëmarrësit në festival e meritojnë absolutisht më të mirën. Në të gjitha aspektet, përfshirë edhe hapësirën kushtuar festivalit. Me infrastrukturën e plotë” thuhet në njoftim.

“Ne besojmë se nxitimi i procesit të punës do të zvogëlonte cilësinë dhe esencën e asaj që Sunny Hill Festival e përfaqëson.

Duke qenë edhe vet fansa të muzikës dhe festivaleve, ne besojmë shumë në ofrimin e përvojës unike dhe të jashtëzakonshme që ne si festival duhet ta ofrojmë.

Prandaj, kemi marrë vendimin e vështirë për ta shtyrë edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival, që t’i japim kohë krijimit të hapësirës së re”, thuhet më tej. /ObserverKult  


Lexo edhe:

“SUNNY HILL FESTIVAL” NOMINOHET PËR DY ÇMIME NGA “EUROPEAN FESTIVAL AWARDS”

Sunny Hill Festival ka njoftuar se është nominuar nga European Festival Awards për dy kategori të rëndësishme të çmimeve ndërkombëtare për vitin 2022.

Best Medium -Sized Festival (për Sunny Hill Festival në Prishtinë) dhe Best New Festival (për Sunny Hill Tiranë).

Sunny Hill është në garë me disa nga festivalet më të mëdha evropiane të muzikës. Kjo për kategorinë e çmimeve në të cilat është nominuar.

Gjasat për të dalë fitues në cilëndo kategori i ka shumë të mira. Kjo marrë parasysh publicitetin e madh ndëkombëtar (rreth 6,000 publikime në media, mbi 1,000 të huaja).

Pastaj numrin e madh të pjesëmarrësve në festivalet e Prishtinës dhe Tiranës.

Po ashtu emrat që ka arritë t’i sjellë në kryeqytetet tona gjatë këtij viti Dua Lipa, J Balvin, Afrojack, Hardwell. Diplo, Skepta, AJ Tracey, DJ Regard, Mahmood, Fedez dhe emra të tjerë të rëndësishëm.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult