Skandal në Sanremo 2023, këngëtari shkatërron skenën: Nuk dëgjova zërin në kufje (Video)

Mbrëmë u mbajt nata e parë e festivalit legjendar “Sanremo 2023”, dhe publiku u shokua nga veprimi i artistit që fitoi vjet këtë festival.

Këngëtari Blancos prezantoi këngën e tij të re “L’isola delle rose”, por për shkak të problemeve teknike ai nuk mundi të këndonte dhe nisi të shkatërroi skenën.

Për të shfryrë të gjithë zhgënjimin e tij, pasi në këtë natë të rëndësishme kur sytë e gjithë publikut ishin drejtuar në Sanremo dhe ai nuk mundi të këndojë, ai kapi lulet që ishin të vendosura në skenë dhe i hodhi në ajër.

Blancos shkatërroi të gjithë dekorin që ishte vënë në skenë për performancën e tij. “Nuk e dëgjoja zërin në kufje dhe kështu doja të argëtohesha gjithsesi”, tha Blanco, por megjithatë nuk mundi të qetësonte publikun, i cili doli shumë kundër këtij akti kaq të turpshëm.

Prezantuesi Amadeus, tha se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur që nga koha e Bugos dhe Morganit.

Më pas Gianni Morandi u shfaq me një fshesë për të hequr lulet e shkatërruara nga skena, me ironi të madhe duke thënë “me gjithë muzikën e bukur që dëgjuam këtë mbrëmje do ta shihni që nesër do të flasim vetëm për këtë”./tirananews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

DY SHQIPTARË NË SANREMO 2023: KUSH DO TË PERFORMOJË ME ANNA OXAN?

Disa ditë para fillimit të Festivalit të Sanremos, u shfaqën emrat dhe këngët e mbrëmjes së dueteve.

Mes të gjithë protagonistëve të prezantuar, ishte padyshim ajo e Iljard Shabës kombinuar me të madhen Anna Oxa. Një artist, shumë i njohur në botën e muzikës në Shqipëri, por më pak nga publiku jashtë kufijve…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU