S’kanë të ndalur sukseset për Dua Lipën, do të jetë pjesë e Met Gala

Dua Lipa do të drejtojë së bashku me Michaela Coel, Penélope Cruz, Roger Federer,  dhe Anna Wintour Met Gala 2023. Nuk kanë të sosur kështu sukseset e këngëtares shqiptare. Dua është tashmë e pandalshme.

“E emocionuar të njoftoj se jam një nga bashkëkryesuesit e MetGala 2023 së bashku me Michaela Coel, Penélope Cruz, Roger Federer dhe Anna Wintour.

Shihemi të hënën e parë të majit #CostumeInstitute Benefit”, ka shkruar ajo në Instagram.

Met Gala që zhvillohet të hënën e parë të muajit maj, është një makineri gjigande mbledhjeje të parave për Institutin e Kostumografisë në Muzuen Metropoliton të Artit në New York, duke i siguruar atij burimin kryesor të financimit.

Nga ana tjetër, kjo është dhe një prej netëve më të mëdha e të rëndësishme të botës së modës. Met Gala organizohet nën mbikëqyrjen e kryeredaktores së Vogue, Wintour.

Eventi vjen përherë me një tematikë të caktuar. Këtë vit, ai është një homazh për jetën dhe krijimtarinë e jashtëzakonshme të Karl Laggerfeld, stilisti gjenial me origjinë gjermane që punoi në Chanel, Fendi dhe Chloe dhe vdiq në vitin 2019 në moshën 85-vjeçare. Karl Lagerfeld: “A Line of Beauty” do të rikthejë rreth 150 nga krijimet e tij për të eksploruar “gjuhën e tyre stilistike”, ndërsa do të ekspozohen po ashtu edhe skicat origjinale të dizajnerit legjendar./bordo.al

ObserverKult


Në mesin e artistëve me famë botërore që u shpërblyen në NRJ Music Awards i cili është rikthyer këtë vit në Francë, është edhe artistja me shqiptare, Dua Lipa.

Lexo edhe:

DUA LIPA FLET ME KRENARI PËR KADARENË NË LONDËR: PËRMES TIJ MËSOVA PËR FRYMËN E REZISTENCËS SHQIPTARE

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e ftuar në ceremoninë e çmimeve “Booker” në Londër i ka bërë jehonë shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Ajo theksoi se leximi e ka ndihmuar atë të kalonte kohët e ‘tensionuara’ në turne dhe të lidhej me trashëgiminë e saj.

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, së fundmi ishte e ftuar në ceremoninë e çmimeve “Booker” në Londër.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult