Skënder Berisha: Kafenetë mbetën vetëm

Nuk i kam parë kurrë kështu
Sa memece, ooo…
Nuk janë klientët
As era expreso

Dhe këmbët vet më çuan aty
Pas një kohe të gjatë
Thash veten ta qeras
Vetëm me një

Kopshti i thatë
Asnjë zë i njohur
Në kumbullën e lulëzuar
Tjerë zogj

Nuk pashë kë
As ty ore
As atë
As atë

Te Kalabria
S’ndihej kush
As kumria…

29 mars 2020