Skënder Rusi: Gjithnjë e më pak po japim të puthura…

skënder rusi

Gjithnjë e më pak po japim të puthura,
Të hidhura, pa sheqer kafet po i pimë!
Ditët tona (ato më të bukurat)
I mbajmë veshur edhe prapë ngrijmë!

Gjithnjë e më pak po japim përqafime,
Përpiqemi po nuk i shmangim dot dimrat!
Tani edhe mes nesh kanë filluar grindjet,
Ashtu kot më kot, siç fillojnë shirat!

ObserverKult


Lexo edhe:

SKËNDER RUSI: TI MË KE DASHUR PAKËZ