Skënder Sallaku, ikonë e humorit me një ndikim të madh në skenën artistike shqiptare

Skënder Sallaku i lindur më 25 janar 1935, në Tiranë, ishte një nga aktorët e njohur të humorit, po ashtu ishte ish-kampion kombëtar në mundjen klasike, autor skeçesh e parodish.

Ka mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” dhe ka kryer një kualifikim një vjeçar në Kinë, pranë cirkut të Pekinit.

Fillimisht filloi punë si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si klloun akrobatik në cirk, duke dhënë një kontribut të papërsëritshëm në ecurinë e këtij profili sa të vështirë aq edhe të bukur.

Skënder Sallaku është vlerësuar me titujt “Artist i Merituar”, “Artist i Popullit” dhe “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës”.

Me më shumë se 1000 role në skenë dhe ekran, si një interpretues brilant i parodive dhe skeçeve, ai është një thesar i vërtetë për trashëgiminë artistike.

Aktori ka lënë një ndikim të madh në skenën artistike shqiptare, në veçanti në rolet e tij në “Gaz dhe punë”, “Ditari i një bojaxhiu”, “Ekipi”, “Dosja jonë”, “Kur hiqen Maskat”, “Estrada në ekran” dhe shumë të tjera.

Ai është vlerësuar me disa tituj dhe nderime si “Artist i Merituar”, “Artist i Popullit”, dhe “Mirënjohja e Qytetit”.

Aktori dhe komediani Sallaku u largua nga kjo jetë me 11 shkurt të vitit 2014 në Tiranë.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:

ObserverKult


Atje, majë shkëmbit të lartë, Këndon ëmbëlsisht Lorelai; Dhe petku i shtatit, i artë, Dhe krehri në dorën e saj.

Lexo edhe:

HAJNRIH HAJNE: ISHIN TË DY KAQ SHUMË TË DASHURUAR…

Ishin të dy kaq shumë të dashuruar,
vidhte ai, ajo i bëntë roje nëpër natë,
shpikte ai zullume e ajo e lumturuar,
e shtrirë në këmb’t e tij, bënte gallatë,
vetëm gallatë.

Kalonin ditët këndshëm e gëzuar,
në krahë ai e mbante ditë e natë.
Dhe byzylykët kur i vunë në duar,
ajo përballë frengjisë, bëntë gallatë,
vetëm gallatë.

I çon mesazh: të lutem më tako,
për herë të fundit që ta përshëndeste.
Dhe kur i prunë letrën e tij ajo,
sa ngriti kokën, zot, filloi të qeshte
vetëm qeshte.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult