Hajnrih Hajne: Ishin të dy kaq shumë të dashuruar…

Ishin të dy kaq shumë të dashuruar,
vidhte ai, ajo i bëntë roje nëpër natë,
shpikte ai zullume e ajo e lumturuar,
e shtrirë në këmb’t e tij, bënte gallatë,
vetëm gallatë.

Kalonin ditët këndshëm e gëzuar,
në krahë ai e mbante ditë e natë.
Dhe byzylykët kur i vunë në duar,
ajo përballë frengjisë, bëntë gallatë,
vetëm gallatë.

I çon mesazh: të lutem më tako,
për herë të fundit që ta përshëndeste.
Dhe kur i prunë letrën e tij ajo,
sa ngriti kokën, zot, filloi të qeshte
vetëm qeshte.

Në agim rreth orës gjashtë në gijotinë,
kokën i prenë tek ditë e re po gdhinte.
Ajo në orën tetë në një kantinë,
po pinte verë e dhëmbët po zgërdhinte
oh, ç’ i zgërdhinte.

Shqipëroi: Arqile Garo

LEXO EDHE: Sergej Esenin: Kjo punë ka marrë fund